Bizneset e vogla kërkojnë t’u lejohet vendosja e frigoriferëve pranë kioskave (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 10:30 24.06.2025 10:30 Pronarë të bizneseve të vogla kanë protestuar të hënën para objektit të Komunës së Prishtinës, duke kërkuar përdorimin e frigoriferëve pranë kioskave të tyre. Përfaqësuesi i Shoqatës së bizneseve të vogla, Sadudin Hasani, në një intervistë për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, tha se ndalimi i vendosjes së frigoriferëve po u shkakton dëme të mëdha. “Qëllimi i protestës është për kushte më të mira në veprimtarinë tonë. Më herët kemi pasur frigoriferë, por komuna na i ka larguar. Na udhëzuan të bëjmë kërkesë për leje, dhe e kemi bërë atë që një vit më parë, por nuk ka pasur përgjigje”, u shpreh Hasani. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 20 orë më parë