Bixhozi i paligjshëm, arrestohet një person në Podujevë – ja çka konfiskoi policia NULL NULL 12.06.2025 15:07 12.06.2025 15:07 Foto nga Policia e Kosovës Policia e Kosovës ka kryer aksion kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Podujevë gjatë ditës së mërkurë. Aksioni u zhvillua në dy lokale të ndryshme, ku u gjetën dhe u sekuestruan pesë aparate të lojërave të fatit, para të gatshme, sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë, transmeton Klankosova.tv. Gjatë kontrollimit të lokaleve, në njërin prej tyre policia arrestoi edhe një person. Sakaq, që nga fundi i muajit prill 2025, Policia e rajonit të Prishtinës ka realizuar disa aksione duke kontrolluar mbi 40 lokale ku dyshohej për veprimtari të paligjshme (Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozi i paligjshëm), prej të cilave janë mbyllur 22 lokale. Gjatë aksioneve janë verifikuar qindra persona dhe janë arrestuar për veprat e sipërshënuara 19 persona të dyshuar ndaj të cilëve është iniciuar rast.