Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi: Vizita e sotme, vazhdimësi e angazhimit amerikan për çështjen e Kosovës

NULL NULL
21.09.2020 18:46

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka komentuar vizitën e delegacionit amerikan, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe Emisari special Richard Grenell.

Ai tha se kjo vizitë e tyre, është historike, sepse edhe njëherë SHBA e ka marrë me shumë seriozitet çështjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Ne sot jemi nikoqir të një delegacioni të rëndësishëm që me vete sjell ngërthërimin midis stimuluesit të madh ekonomik SHBA-ve, si dhe përgjegjësisë politike që ata kanë marrë në insistimin për të përfunduar sa më shpejtë dhe me sukses dialogu Kosovë-Serbi”.

”Kosovarët, por dhe në përgjithësi shqiptarët janë populli më proamerikan në botë. Historikisht ne kemi qenë me fat të madh, që kemi arritur ta fitojmë besimin apo përkrahjen e dy taboreve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

”Vizita që ndodhë sot është vazhdimësi e angazhimit amerikan tash e thuajse 30 vjet për çështjen e Kosovës”.

”Besoj që qeveria jonë, institucionet e vendit do të jenë të gatshme të absorbojnë  gjithë këtë stimulues ekonomik që i ofrohet vendit, por në të njëjtën kohë të jenë të kujdesshme të mos kenë lajthitje politike që më vonë do t’i kushtojnë vendit”.

”Delegacioni i SHBA-së ka treguar seriozitetin më të madh të mundshëm për të implementuar marrëveshjen e 4 shtatorit”.

Bislimi madje deklaroi në Info Magazine se ajo që e ka veçuar Administratën Trump në SHBA, ishte fokusi në ekonomi, ku si rezultat i saj ekziston tashmë edhe marrëveshja e Ëashingtonit më 4 shtator.

Megjithatë ai përmendi që raportet miqësore mes Kosovës e SHBA-së, qëndrojnë njëjtë pavarësisht ndërrimit të administratave,.

”Kushdo që ka dyshim se SHBA, ka agjendë të fshehur, apo se do ta braktisin Kosovën në një moment të caktuar, duhet ta rishikojnë historinë dhe ta kuptojnë se edhe në rast të ndryshimit të administratës, ne përsëri kemi një mik të madh ish-zëvednëspresidenti Joe Biden”.

”Dhe për shkak të historisë sonë, të punës intensive me të të dyja taboret, edhe republikanë edhe demokratë, Kosova do të jetë në duar të sigurta edhe në të ardhmen edhe pas 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.