Bislimi udhëton për vizitë zyrtare në Suedi NULL NULL 26.04.2023 16:27 26.04.2023 16:27 Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Stockholm të Suedisë. Sipas njoftimit bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite Bislimi do të ketë takime me Ministren për Evropë, Jessika Roswall, njofton Klankosova.tv. Mes tjerash, ai do të takojë edhe sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Christian Danielsson dhe sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme, Jan Knutsson. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.