Bislimi takon homologun maqedonas, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi takon homologun maqedonas, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

NULL NULL
12.05.2023 17:08

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Bojan Marichikj.

“E ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, përket në Bashkimin Evropian. Vendet tona po bëjnë hapa dhe përpjekje për të avancuar rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, thuhet në njoftim.

Palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit përmes dhe mbledhjeve ndërqeveritare që mund të mbahen në të ardhmen.

Sipas njoftimit për medie, në takim u shprehën dhe përgëzimet për Kosovën në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave, si hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të vendit.

Rritja e efikasitetit sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar ishte dhe një prej çështjeve me theks të veçantë të trajtuara gjatë këtij takimi.​

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS