Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi takohet me kongresistin Torres, flasin për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc e perspektivën euro-atlantike

NULL NULL
06.12.2024 20:53

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Ritchie Torres.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimit ishte perspektiva euro-atlantike e Kosovës dhe rrugëtimi në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Zëvendëskryeministri theksoi veçanërisht rëndësinë për mbështetje drejt anëtarësimit në NATO, si një proces me rëndësi gjeostrategjike për vendin por edhe për rajonin”.

“Trajtoi dhe progresin demokratik e rritjen ekonomike që ka njohur Kosova në katër vitet e fundit si tregues të zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Bislimi e informoi Torresin edhe mbi sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që sipas tij, për synim kishte ndërprerjen dhe vështirësimin e shërbimeve esenciale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.