Bislimi pritet nga Mikuryia në Bruksel, pajtohen të thellohet bashkëpunimi NULL NULL 02.05.2023 15:49 02.05.2023 15:49 Këtë të martë në Bruksel, në selinë e Organizatës Botërore të Doganave zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është pritur në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, Kunio Mikuriya. Nikoqiri ka folur për vizitën që pasi në Kosovë javën e kaluar, derisa ka theksuar se është shprehur i impresionuar. Sipas njoftimit të zyrës së Bislimit, Mikuryia ka shprehur qëllimin për avancimin e bashkëpunimit mes OBD-së dhe Kosovës në lehtësimin e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave dhe pasagjerëve, rritjen e bashkëpunimit me të gjithë sektorët relevant dhe njëkohësisht të përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme. Zëvendëskryeministri Bislimi në anën tjetër e ka falënderuar Mikuryian për kohën e ndarë e vizitën e bërë së fundmi në Kosovë duke e vlerësuar atë si të rëndësishme dhe me peshë të veçantë. “Palët u pajtuan se bashkëpunimi mes OBD-së dhe Kosovës do të vijojë të thellohet dhe format e bashkëpunimit do të zgjerohen më tutje”, përfundon njoftimi. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.