Bislimi me përfaqësues të OEMVP-së diskutoi zhvillimin e projekteve të përbashkëta NULL NULL 21.02.2023 13:37 21.02.2023 13:37 Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua të hënën me përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Në takim u bisedua mbi mundësitë e koordinimit dhe shtyrjes përpara të projekteve me benefite të përbashkëta. Ata thanë se e shohin Procesin e Berlinit si mekanizëm të duhur të mbrojtjes dhe të produkteve të tyre, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë, përcjell Klankosova.tv. Bislimi në takim përmendi vendimin gjatë Qeverisë Kurti I të ndarjes së 10 mijë eurove për rindërtimin e shkollës së djegur në Dacaj -Rozhaje, ndarjen e 500 mijë eurove për Luginën e Preshevës, si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia, e deri tek 2 milionë eurot e ndara nga buxheti si mbështetje për Luginën gjatë vitit 2022. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Murati: E kemi llogaritur mirë vlerën e koeficientit, nuk ka hamendësime as paushallitet 2 months