Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi: Kam pranuar ftesë nga Brukseli për dinarin, por atje shkoj vetëm kur flitet për dialogun

NULL NULL
21.02.2024 16:49
Besnik Bislimi
Foto: Kosovapress

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës zyrtare të Brukselit për takim në javën e ardhshme për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut.

“Jo, nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Brukseli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori, për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun”, tha Bislimi.

Kështu bëri të ditur ai pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar. /kp

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.