Bislimi jep detaje për arritjen e marrëveshjes për të pagjeturit NULL NULL 17.12.2024 18:52 17.12.2024 18:52 Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, pas përfundimit të takimit trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, tha se ka pajtim për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur. “Jemi marrë vesh që të pranohet versioni i dhjetorit i termave të referencës së komisionit të përbashkët, kur Serbia kishte paraqitur pengesat dhe si duket i ka tërhequr ato, prandaj mendoj se tani mund të ecim tutje ku gjatë muajit të ardhshëm do të mbahet mbledhja e parë e këtij komisioni të përbashkët”, tha ai. Sipas tij, ka premtime nga ana e Serbisë se nuk do të ketë tendenca për pengimin e punës së këtij komisioni përmes makinerive që ata dinë t’i zbatojnë. Bislimi tha se Lajçak ka dënuar sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit dhe po ashtu ka treguar që BE është e gatshme të ndihmojë në hetimin e plotë të këtij rasti. Ai tha se në takimin bilateral janë trajtuar edhe tema të ndryshme si ajo e IBM./RTK *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “E turpshme ajo që po ndodh”, Gashi: Bota po kallet, ne shtyhemi për një pozitë 42 minuta më parë
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 2 orë më parë