Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi i dorëzon Muzeut të Kosovës penën me të cilën u nënshkrua vendimi i liberalizimit të vizave

NULL NULL
22.04.2024 18:49
Zevendeskryeministri Besnik Bislimi
Zevendeskryeministri Besnik Bislimi; Foto: Facebooj, MKRS

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i shoqëruar dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i dhuroi dhe dorëzoi Muzeut Kombëtar të Kosovës, penën me të cilën u nënshkrua vendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se këtë dhuratë e pranoi zëvendësuesja e drejtorit të Muzeut, Vjollca Aliu.

“Paraprakisht, pena e nënshkrimit të vendimit final mbi liberalizimin e vizave, i datës 19 prill 2023, i ishte dhuruar zëvendëskryeministrit Bislimi nga eurodeputeti dhe ish raportuesi për Kosovën mbi këtë proces pranë Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë në fund të muajit të kaluar”, thuhet në njoftim.

Ky objekt, pritet të ekspozohet më tutje në Muzeun Kombëtar të Kosovës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme