Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Binjaket lindin foshnjat në të njëjtën ditë, me peshë dhe gjatësi të njëjtë

NULL NULL
14.05.2022 17:48

Binjaket identike Jill Justiniani dhe Erin Cheplak, sollën në jetë djem të shëndetshëm më 5 maj, pavarësisht se datat e tyre të lindjes ishin dhjetë ditë diferencë.

Motrat, nga Kalifornia, bëjnë gjithçka së bashku, por nuk prisnin të koordinonin lindjen në të njëjtën ditë.

Tani, të dyja janë bërë nëna me vetëm pesë orë diferencë, në të njëjtin spital dhe djemtë e tyre, Silas dhe Oliver, kishin madje të njëjtën peshë dhe gjatësi.

Të dy djemtë peshonin 3.3 kilogramë dhe ishin 50.8 centimetra, përcjell Klankosova.tv

Jill lindi Oliver në orën 18:39 dhe motra e saj Erin e ndoqi menjëherë pas dhe lindi Silas në orën 23:31.

“Është pak befasuese sepse cilat janë shanset? Por është sikur, sigurisht që kjo do të na ndodhte neve”, tha Jill.

Ndërsa binjaket pranojnë se kishin planifikuar të mbeteshin shtatzënë në të njëjtën kohë, ato kurrë nuk e imagjinonin se lindjet e tyre do të përputheshin.

Jill ishte planifikuar për një seksion cezarian sepse Oliver ishte në pozicionin e thyer, në atë moment djali i Erin nuk duhej të vinte për dhjetë ditë të tjera.

Por ajo u zgjua në mëngjes dhe ujërat i plasën, “Telefonova burrin tim, Zach, dhe i thashë: Mirë, kjo nuk është shaka. Sapo më shpërtheu uji. Do të më duhet që të kthehesh në shtëpi dhe të më çosh në lindje”, kujton ajo.

Me të mbërritur në spital, motrat dhe bashkëshortët e tyre kaluan orët e ardhshme së bashku ndërsa Jill priste procedurën e saj dhe Erin ishte në lindje aktive.

Pas lindjes, dy nënat kaluan ditët e ardhshme në spital duke mbështetur njëra-tjetrën dhe duke u rikuperuar së bashku.

“Kjo është vetëm një tjetër gjë vërtet e veçantë për djemtë tanë, ata do të kenë një ndjenjë afërsie që mund të mbështeten te njëri-tjetri ashtu siç bëmë unë dhe motra ime”, tha Jill.

lajme të ngjashme