Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Binjaket e parakohshme vijnë në jetë duke u përqafuar me njëra-tjetrën

NULL NULL
12.01.2021 09:58

Një foto e pabesueshme tregon momentin kur dy vajza binjake me lindje të parakohshme, erdhën në jetë duke u përqafuar me njëra-tjetrën.

Aria dhe Skylar Morgan-Trodden e mbajtën njëra-tjetrën ndërsa lindën me prerje cezariane, 10 javë më herët.

Binjaket kanë lindur përmes një surrogateje për çiftin Kyran Trodden dhe Ryan Morgan nga Staines, Middlesex. Në foton e shpërndarë nga çifti, binjaket identike mund të shihen të ngjitura me njëra-tjetrën në të njëjtën pozitë që ato mbanin në bark pak çaste para se të vinin në jetë.

Por një goditje e madhe ndodhi kur Kyran doli pozitiv me COVID një ditë pas lindjes së tyre – kështu që baballarët e rinj u detyruan të izoloheshin larg foshnjave të tyre.

Kyran dhe Ryan shpresojnë gjithashtu që përvoja e tyre do të inkurajojë çifte të tjera të të njëjtës gjini të përpiqen për një familje.

Ata shtuan: “Për surrogaten tonë, ne do të jemi përgjithmonë në borxh ndaj saj dhe nuk mund ta falënderojmë sa duhet për dhuratën e dy jetëve të çmuara. Ne e falënderojmë shumë, nuk ka fjalë që mund t’i tregojnë asaj vërtet se sa mirënjohës jemi”.

Aria and Skylar delivered hugging

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.