Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Binder, aplikacioni që po ndan çiftet

NULL NULL
24.06.2015 15:14

Tinder i ka ndihmuar shumë njerëz të vetmuar, që ta gjejnë dashurinë përmes një smartphone.

Të kundërtën e Tinder, që i bashkonte shpirtrat, po e bën një aplikacion që shërben për t’ju ndarë nga partneri, raporton Telegraph, transmeton Klan Kosova.

Binder është aplikacioni i ri, që u mundëson çifteve, që ndihen të palumtur me lidhjen e tyre që të ndahen nga partneri.

Ju vetëm duhet ta shkruani gjininë e partnerit, emrin dhe numrin e telefonit, dhe pastaj të tërhiqni me gisht në të djathtë, dhe t’ua bëni “bin”atyre.

Pasi që ju t’i jepni këto shënime, brenda pak sekondash, fatkeqi nga ana tjetër, do të marrë një numër mesazhesh delikate me arsye të shumta të ndarjes.

Aplikacioni është i shkarkueshëm në iOS, në Android edhe në BlackBerry.

Binder Binderrr

lajme të ngjashme