Billy Joel me këngë të re pas 16 vjetësh (VIDEO) NULL NULL 22.01.2024 21:50 22.01.2024 21:50 Billy Joel ka njoftuar se do ta publikojë këngën e tij të parë që prej vitit 2007. Kënga “Turn The Lights Back On” pritet të publikohet më 1 shkurt të këtij viti. Ajo do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat transmetuese, e madje edhe në formatin fizik, vinyl, por në edicion të limituar. “Kam lajme të mira, kam lajme të këqija, do t’jua jap lajmet e këqija të parat. Nuk do të luaj asgjë për ju”, ka thënë ai në TikTok. “Lajmi i mirë është që ju nuk keni pse të qëndroni me di çka për të cilën nuk keni ide se cfarë është. Edhe pse…kemi diçka në të cilën po punojmë e të cilën mund ta dëgjoni një ditë”.