Billie Eilish: E kuptojmë pse na gjuani me gjësende në skenë, por mos e bëni NULL NULL 13.07.2023 17:34 13.07.2023 17:34 Billie Eilish ka thënë që e kupton trendin se pse fansat po hedhin gjësende në drejtim të performuesve, por ka kërkuar që të mos e bëjnë këtë. Muajve të fundit është shpeshtuar një gjë të tillë, dhe mes atyre që e kanë pësuar janë edhe Bebe Rexha, Drake, Harry Styles e Taylor Swift. “Njerëzit ngazëllehen dhe mund të bëhet e rrezikshme. Kam ndjenja të përziera lidhur me këtë, sepse kur je aty, shpërthen. Mirëpo, ju e dini që e kanë nga dashuria dhe vetëm po tentojnë që t’ju japin diçka”. “E kuptojmë pse po e bëni, por mos e bëni. Është absolutisht zemëruese kur je lart në skenë. Je në pozitë shumë të cenueshme”.