Bill Clinton thotë se kostoja e mosveprimit në Ukrainë do të ishte e pallogaritshme NULL NULL 24.02.2024 21:23 24.02.2024 21:23 Bill Clinton, ish-president i ShBA-së Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka thënë se Ukrainës duhet t’i bëhet mbështetje e fuqishme në luftën e saj me Rusinë. Ai në dyvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës a theksuar se çmimi i mosveprimit mund të jetë tepër i martë, transmeton KlanKosova.tv. “Pas dy vjetësh të guximit dhe qëndresës populli i Ukrainës vazhdon ta mbrojë tokën e vet nga një pushtim i paprovokuar në shkallë të gjerë. Lufta e tyre për liri kundër një armiku të demokracisë ka nevojë për mbështetjen tonë të madhe”, ka shkruar Clinton. “Kostoja e mosveprimit, për Ukrainën, Amerikën dhe botën, mund të jetë e pallogaritshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kryeziu tregon kur mund të formohet qeveria: A ka gjasa të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme? 19/03/2025
Kosova Vuçiqi për marrëveshjen KS-AL-HR: E kemi kuptuar mesazhin e tyre – ne do të mbrohemi 19/03/2025