Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bileta aeroplani me të lirën? Del mashtrimi tjetër i Mërgim Gashit (VIDEO)

NULL NULL
nga Herolind Ademi 09.07.2025 20:06

Mashtrimi nuk ndaloi në Kosovë. Mërgim Gashi, i njohur tashmë për skemat e tij me bileta udhëtimi, po e vazhdon modelin e njëjtë edhe në Gjermani, atje ku jeton.

Pas emisionit investigativ “Kiks Kosova” që zbuloi mënyrën se si Gashi kishte mashtruar dhjetëra agjenci turistike në Kosovë, dhjetëra qytetarë nga diaspora nisën të ndajnë përvojat e tyre me të njëjtin mashtrues – kësaj here nën emrin e kompanisë “Union Fly”.

Inbox-i i redaksisë u mbush me rrëfime dhe ankesa, shumica nga Gjermania, ku Gashi po vepron përmes kompanisë së tij të udhëtimeve.

Në njërin nga rastet, ai kishte mashtruar një agjenci turistike me 1,550 euro për katër bileta udhëtimi drejt Kosovës. Biletat i shiti në emër të “Union Fly”, ndërsa pagesa që dërgoi ishte e falsifikuar – një fletëpagesë e krijuar me kompjuter.

Agjenti që e rezervoi biletën, L.R., tregon se Gashi ishte paraqitur në emër të një familjeje, duke e lënë atë në lajthitje të plotë.

Pa dijeni, ai i dha biletat duke menduar se po i ndihmonte një klient të rregullt. Vetëm më vonë kuptoi se ishte viktimë e një mashtrimi të mirëplanifikuar.

“Për javë të tëra isha i zhgënjyer dhe i irrituar me atë familje, derisa e kuptova se edhe ata ishin mashtruar nga Gashi. Biletat i kishin marrë nga kompania e tij, jo nga unë”, thotë L.R.

Për ti kthyer paratë nga Mërgimi ishte e vështirë, ai thotë se familja në fjalë i ndihmuan që ti ktheheshin paratë.

Jo vetëm që falsifikoi pagesën, por Gashi luajti edhe rolin e viktimës, duke e bindur L.R.-në se situata ishte keqkuptim dhe se “dikush tjetër i kishte përfituar në emrin e tij”.

Megjithatë, në prapaskenë, ai tashmë kishte nisur një tjetër skemë mashtrimi me ofertën “ALL YOU CAN FLY” – një ofertë që premtonte udhëtime të pakufizuara për një vit me vetëm 499 euro.

Një familje nga Gjermania kishte paguar 2,000 euro për këtë “super ofertë”. Premtimi i udhëtimeve të lira rezultoi të ishte një tjetër gënjeshtër – asnjë udhëtim nuk u realizua, ndërsa Gashi u zhduk me paratë.

Betejat e mërgimtarëve me Mërgim Gashin vazhdojnë – premtime boshe, viktimizim dhe mashtrime të përsëritura, që kanë lënë dhjetëra qytetarë me humbje financiare dhe besim të thyer.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.