Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bilanci i Kosovës në ndeshjet kundër Ishujve Faroe

NULL NULL
nga Emanuell Syla 19.11.2022 18:43

Kosova – Ishujt Faro po zhvillohet këtë të shtunë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, ndërsa kjo është hera e katërt që përballen mes vete këto kombëtare.

Takimi i parë ndodhi në vitin 2016-të, ishte ndeshje miqësore aty ku Kosova fitoi me rezultat 2 me 0 në Prishtinë me golat e Albert Bunjaku dhe Flamur Kastrati.

Dy takimet tjera ndodhën në kuadër të Ligës së Kombeve në vitin 2018-të, ndeshja e parë u zhvillua në Prishtinë ku Kosova fitoi 2 me 0 me golat e Arber Zeneli dhe Atdhe Nuhiu.

Ndeshja kthyese përfundoi 1 me 1 ku për Ishujt Faro kishte shënuar Rene Joensen, kurse për Kosovën Milot Rashica.

lajme të ngjashme