Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 16 mijë e 754 raste pozitive, 1 mijë e 485 raste aktive NULL NULL 18.10.2020 08:03 18.10.2020 08:03 Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë është 16.754 raste nga 79.189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.617 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.485, njofton Klan Kosova Ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 652 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1028 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 148 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 66 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Malishevë, Novobërdë dhe Podujevë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.