Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 16 mijë e 247 raste pozitive, 1 mijë e 231 raste aktive NULL NULL 13.10.2020 07:22 13.10.2020 07:22 Numri total i rasteve pozitive në vend është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Që nga fillimi i pandemisë më 15 mars e deri tani 648 persona kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.