Bilanc tragjik në rrugët e Kosovës: Katër jetë të humbura në fillim të prillit NULL NULL 13.04.2026 15:08 13.04.2026 15:08 Ditët e para të muajit prill janë shënuar me një bilanc tragjik në trafikun rrugor në Kosovë, ku katër persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme. Më 5 prill, një përplasje mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Llugë të Podujevës, ku tre persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre, fatkeqësisht, ka ndërruar jetë disa ditë më vonë në QKUK. Vdes në QKUK personi që u aksidentua disa ditë më parë në Podujevë Vetëm një ditë më pas, në Baicë të Drenasit është shënuar një tjetër aksident me fatalitet. Në përplasjen mes një kamioni dhe një veture, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, raporton Klankosova.tv. Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person Pak ditë më vonë, në Livoç të Ulët të Gjilanit, një i ri humbi jetën si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave. Viktima ishte Arbnor Mehmeti, 24-vjeç, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjike. Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Livoç të Ulët të Gjilanit Ndërkohë, aksident fatal është regjistruar edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Dobrushë të Istogut, ku humbi jetën një 32-vjeçar. Viktima, Enis Osmanaj, sipas policisë, dyshohet se duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka devijuar djathtas dhe është përplasur me një shtyllë betoni, raporton Klankosova.tv. E dhimbshme: Ky është i riu që humbi jetën pas vetaksidentit në Istog Këto raste tragjike janë një alarm për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin dhe përgjegjësinë gjatë vozitjes./Klankosova.tv