Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bilalli kërkon largimin e Tërnaves

NULL NULL
17.06.2015 09:02
Kryetari i Sindikatës së Bashkësisë Islame të Kosovës, Idriz Bilalli, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Myftiut të Kosovës Naim Tërnava, i cili ka deklarar se Sulltan Murati I nuk ishte pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.

Bilalli është shprehur se Naim Ternava nuk ka lidhje me historinë islame e aq me pak me historinë kombëtare.

Sipas tij, Myftiu Tërnava shumë më mirë do të bënte nëse do të merrej me punët e brendshme të BIK-ut, të cilat sipas Bilallit, janë bërë lëmsh, sesa te jep deklarata ‘lajkatare dhe me peshë nga e kaluara historike’.

“Shumë me mirë do te ishte që ai te merret me punët e brëndshme të BIK, te cilat i ka bërë lëmësh, sesa te jep deklarata lajkatare dhe me peshë nga e kaluara historike, për të cilën në rënd të parë janë kompetent historianët e vendit dhe kombit tonë”, ka thënë Bilalli për ORAinfo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.