Big Brother VIP Kosova, i pari në ‘trending’ të Twitter/X në Shqipëri NULL NULL 21.10.2023 00:18 21.10.2023 00:18 Jehona që ka bërë sonte që prej nisjes zyrtare të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është vënë re gjithandej, në rrugë, sheshe, mediume e rrjete sociale – Kosovë, Shqipëri e gjithandej ku flitet shqip. Madje, në platformën X/Twitter, Big Brother VIP Kosova 2 aktualisht është ranguar në vend të parë në bazë të ‘trending’ të këtij rrjeti social. Përdorues të shumtë të këtij rrjeti social kanë publikuar vazhdimisht postime me përmbajtje dedikuar nisjes së projektit gjigant televiziv, Big Brother VIP Kosova.