16:24, 3 Shtator 2019

Reality show, Big Brother, duket se do të rikthehet në ekranin e Top Channel pas disa viteve mungesë. Prej shumë kohësh po flitet për një rikthim, por asgjë e konfirmuar dhe njerëzit kanë një kureshtje të madhe për të mësuar më shumë. Më në fund, për të gjithë adhuruesit e reality show-t ka një surprizë. Rikthimi i Big Brother tashmë është konfirmuar nga skenografi Fatmir Minga për Top Channel. Ky edicion i reality show-t do të zhvillohet në një shtëpi gjigante, e cila ndodhet në ambientet e reja të Top Channel, në studio Nova.

“Jemi në ambientet ku sapo kanë filluar punimet e Big Brother-it. Kam një kënaqësi ta them, sepse për Big Brother është hera e parë që kthehet në shtëpi [Top Channel], pasi gjithmonë kemi pasur ambiente jashtë televizionit. Do të jetë një Big Brother i madh siç di të bëjë Top Channel, me studio gjigante dhe përgjegjësi maksimale nga ana vizuale”,-është shprehur Minga.

Ai, po ashtu, ka treguar se brenda studiove Nova do të jetë edhe shtëpia e Hell’s Kitchen, studioja e re e “Shiko kush luan”, si dhe disa studio të tjera emisionesh.

Konkurs Pune

Lexo më shumë