Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bien Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger

NULL NULL
19.03.2021 19:00

Instagram, WhatsApp dhe Facebook Messenger janë jashtë funksionit për përdoruesit në gjithë botën.

Të tri aplikacionet – që janë të gjitha pjesë e kompanisë Facebook dhe e përdorin teknologjinë e njëjtë – kanë ndaluar së funksionuari të premten pasdite.

Përdoruesit nuk kanë mundur të pranojnë ose dërgojnë mesazhe kur i janë qasur aplikacioneve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

Faqja zyrtare e “statusit të platformës” së Facebookut, që gjurmon problemet për zhvilluesit, ka treguar se platforma është “e shëndetshme” dhe se nuk ka ndonjë telash të caktuar.

Instagram dhe WhatsApp nuk i kanë faqet e tyre të statusit të serverit, edhe pse në llogaritë zyrtare respektive në Twitter herë pas here është bërë e ditur kur kanë pasë telashe të mëdha.

Kompania është përballur me një numër të vogël të ndërprerjeve të rëndësishme në vitet e fundit. Ndërsa të tri aplikacionet janë ndërlidhur më ngushtë mes vete këto ndërprerje janë bërë më të mëdha, sepse një problem në njërën nga platformat nënkupton se të trija platformat bien nga sistemi.

Në mars të vitit 2019, kompania është përballur me problemin më të madh teknik në historinë e saj të fundit kur të gjitha aplikacionet e Facebookut ranë nga sistemi për më shumë se një ditë.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.