Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bieber-in nuk e pranojnë në Lindjen e Mesme

NULL NULL
13.10.2015 17:20

Albumi më ri i Justin Bieber po ballafaqohet me telashe në Lindjen e Mesme, pasi është refuzuar me arsyetimin se është shumë provokativ, transmeton Klan Kosova.

Burimet e afërta me këtë situatë kanë deklaruar se “Purpose” i Bieber po bllokohet në disa vende të Lindjes së Mesme, ashtu si edhe në Indonezi – që dominohen nga regjionet muslimane.

Raportohet se çështja problematike është e dyfishtë: Lakuriqësia e Justin dhe tatuazhi me kryq në gjoksin e tij.

Tani ekipi i tij po mundohen që ta bëjnë një fotografi tjetër për albumin e tij vetëm për këto vende.

Mbetet të shihet se si do të duket ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.