Bie numri i lindjeve në Kosovë, cili është ndikimi më i madh? (VIDEO) NULL NULL 03.02.2026 20:28 03.02.2026 20:28 Viti 2022 kishte numrin më të lartë të lindjeve në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. 2023-ta shënoi rreth 1,400 më pak krahasuar me vitin paraprak, ndërsa lindën 1,342 foshnje më pak për të njëjtën periudhë. Sociologët thonë se përveç faktorëve socio-ekonomikë, një ndikim të madh ka edhe mungesa e politikave për gratë në tregun e punës. Sipas sociologes Flaka Ymeri, për gratë e punësuara, pushimi aktual i lehonisë nuk mjafton, ndërsa gratë në muajt e parë të shtatzënisë shpesh ndalohen nga punësimi. Për rritjen e natalitetit po kërkohet modifikim i pushimit të lehonisë, përfshirë edhe përfshirjen e baballarëve në këtë pushim. Në anën tjetër, sociologu Besim Gallopeni paralajmëron se Kosova është në një fazë shumë kritike demografike. Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.