Bie nga funksioni blloku A5 i Termocentralit Kosova A NULL NULL 02.02.2026 20:55 02.02.2026 20:55 Ka rënë nga funksioni blloku A5 nga termocentrali Kosova A. Sipas burimeve të Klan Kosovës, para pak minutash është ndërprerë gjenerimi nga blloku i cili ka kapacitet më të ulët (125 megavat në orë) se sa ata të Kosova B. Për rënien e tij nuk është paralajmëruar paraprakisht nga Korporata Energjetike e Kosovës teksa nuk dihet arsyeja se çka ka çuar deri te mosfunksionimi i tij prej tash. Klan Kosova ka dërguar pyetje në KEK, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.