Bie në radar duke tejkaluar shpejtësinë, i hiqet e drejta e vozitjes për një vit NULL NULL 14.03.2023 08:56 14.03.2023 08:56 Policia e Kosovës e ka gjobitur një vozitës me 500 euro si dhe i ka caktuar masën mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një vit. Kjo pasi i njëjti ka rënë në radar duke e tejkaluar shpejtësinë e rekomanduar, njofton Klan Kosova. “Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 130 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”. “Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 8 minuta më parë