Bie bora e parë në Kukës, Rama ndan pamje përrallore NULL NULL 02.10.2025 12:21 02.10.2025 12:21 Foto nga Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë fotografi nga bora e parë në Kukës. Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se Shishtaveci është zbardhur, dhe kështu u shënua bora e parë në Kukës, transmeton Klankosova.tv. Ndër të tjera, Rama tha se janë marrë të gjitha masat për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, për të qenë në terren, me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth. “Zbardhet Shishtaveci, bie bora e parë në Kukës. Ndërkohë janë marrë të gjitha masat nga ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, për të qenë në terren, me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth. Aktualisht qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.