Bie aksidentalisht nga një ndërtesë një 57-vjeçar në Tiranë NULL NULL 15.01.2025 18:25 15.01.2025 18:25 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë. Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të ditur se i lënduari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. “Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.