Bideni, Vuçiqit: E mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin evropian NULL NULL 14.02.2023 17:23 14.02.2023 17:23 Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka uruar homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq për Ditën Kombëtare të Serbisë, teksa i ka kërkuar atij që bashkë ta mbështesin popullin ukrainas dhe ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për luftën kundër Ukrainës. Bideni mes tjerash tha se ShBA-ja e mirëpret mbështetjen e Serbisë për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urime të sinqerta juve dhe popullit të Serbisë me rastin e Ditës Kombëtare që ju festoni më 15 shkurt. Gjatë viteve të fundit, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara kanë punuar së bashku për të diversifikuar burimet e energjisë dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, duke krijuar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Së bashku ne duhet të vazhdojmë të mbështesim popullin e Ukrainës dhe të mbajmë Rusinë përgjegjëse për luftën e saj të padrejtë dhe të paprovokuar kundër Ukrainës”. “Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin, i cili do të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje më paqësore dhe të begatë për rajonin. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit të vendeve tona dhe miqësisë së popujve tanë”, thuhet në letrën e Bidenit, dërguar Vuçiqit, shkruan “Beta”, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë, gjë të cilën shtetet perëndimore i kanë kërkuar asaj vazhdimisht ta bëjë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025