Bideni uron Fitër Bajramin, bashkëndjen me myslimanët në zonat e luftës (FOTO) NULL NULL 10.04.2024 11:00 10.04.2024 11:00 Joe Biden. Foto: Arkiv Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, në llogarinë e tij në platformën X postoi një fotografi urimi për festën e Fitër Bajramit. Aty ai po ashtu shkroi se teksa familjet dhe komunitetet myslimane mblidhen për Fitër Bajram, ata gjithashtu reflektojnë lidhur me dhimbjen e ndjerë nga shumë të tjerë. “Mendja ime është me ata në mbarë botën që janë duke e përjetuar konfliktin, urinë dhe zhvendosjen, duke përfshirë vende si Gaza dhe Sudani. Tani është koha për t’iu përkushtuar punës për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur dinjitetin e të gjithëve”, shkroi Biden. Urimi i presidentit Biden