Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bideni lavdëron lidhjet e ngushta ShBA-Francë

NULL NULL
08.06.2024 17:28
Presidenti francez Emmanuel Macron, bisedon me presidentin amerikan Joe Biden gjatë një ceremonie në Harkun e Triomfit, në Paris, më 8 qershor 2024. Ludovic Marin/Pool/AFP/Getty Images
Presidenti francez Emmanuel Macron, bisedon me presidentin amerikan Joe Biden gjatë një ceremonie në Harkun e Triomfit, në Paris, më 8 qershor 2024. Foto: AFP/Getty Images

Presidenti amerikan Joe Biden lavdëroi lidhjet e ngushta midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

Ai këtë e bëri këtë të shtunë, ndërsa u prit në Paris nga presidenti francez Emmanuel Macron, në një vizitë shtetërore, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Këtë javë, ne i kemi treguar edhe një herë botës fuqinë e aleatëve, se çfarë mund të arrijmë kur jemi bashkë. Kjo është ajo që ilustron marrëdhëniet midis Francës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Biden nga Pallati Elysee.

Vizita vjen pasi ShBA ka forcuar aleancën e saj me aleatin më të vjetër në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë, edhe pse disa shenja të çara janë shfaqur për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Macron mirëpriti presidentin dhe zonjën e parë Jill Biden me një ceremoni zyrtare të mirëseardhjes duke filluar në harkun e Triumfit në Paris.

Biden vuri në dukje se ShBA feston Ditën e Pavarësisë, Katër Korrikun, muajin tjetër.

“Kjo festë nuk do të ishte e mundur … nëse nuk do të vinte në ndihmë Franca. Ne jemi një komb për shkak të Francës, në një pjesë të madhe. Ju u paraqitët kur ne kishim nevojë për ndihmë”, tha Bideni.

Franca, tha Biden, “ishte shoku ynë i parë. Mbetet një nga miqtë tanë më të mirë”.

lajme të ngjashme