Biden shpalos programin e tij kundër COVID-19: Ndihma është rrugës NULL NULL 21.01.2021 21:25 21.01.2021 21:25 US President Joe Biden speaks about the Covid-19 response before signing executive orders in the State Dining Room of the White House in Washington, DC, on January 21, 2021. (Photo by MANDEL NGAN / AFP) (Photo by MANDEL NGAN/AFP via Getty Images) Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, ka shpalosur strategjinë e tij kombëtare për të trajtuar problemet e shkaktuara nga COVID-19. Biden në një fjalim të drejtuar amerikanëve nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se kjo strategji u krijua si përgjigje ndaj situatës të shkaktuar nga administrata Trump, duke thënë se ata dështuan në këtë aspekt. “Gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen para se të përmirësohen. Memoriali që mbajtëm dy netë më parë nuk do të jetë i fundit, fatkeqësisht. Numri i të vdekurve nga COVID-19, me gjasë muajin e ardhshme mundet të arrijë deri në 500,000 njerëz. Dhe rastet do të vazhdojnë të rriten”. “Ne nuk arritëm në këtë rrëmujë brenda natës, do të duhen muaj që të kthejmë gjërat në rend. Por më lejoni të jem i qartë. Ne do ta kalojmë këtë. Ne do ta mposhtim këtë pandemi. Një komb që pret veprime në këtë aspekt, i them se ndihma është duke ardhur”, ka thënë Biden, gjatë fjalimit të tij. Ai do të nënshkruajë të paktën 10 urdhra ekzekutivë, memorandume dhe direktiva të përqendruara në menaxhimin e pandemisë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari i reagon Deharit: Po e shtrembëroni kuptimin e aktgjykimit kushtetues dhe të drejtës parlamentare 31 minuta më parë