Biden s’do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III, në vend të tij shkon Zonja e Parë NULL NULL 05.04.2023 09:59 05.04.2023 09:59 Biden Charles Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III, por ka informuar monarkun britanik se Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Zonja e Parë Jill Biden. Biden e uroi Charles përmes telefonit dhe përcolli “dëshirën e tij për t’u takuar me të në Mbretërinë e Bashkuar në një datë të ardhshme”, sipas Shtëpisë së Bardhë, e cila tha se telefonata nënvizoi “forcën e marrëdhënieve midis vendeve dhe miqësi mes popujve”. Kurorëzimi i Mbretit Charles do të mbahet në Westminster Abbey të Londrës më 6 maj. Kurorëzimi i muajit të ardhshëm është i pari në Britani që nga ceremonia e Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1953. Elizabeth ishte monarkja më jetëgjatë e Britanisë kur vdiq vitin e kaluar në moshën 96-vjeçare. Ftesa e kurorëzimit iu dërgua më shumë se 2,000 të ftuarve. Festimi i kurorëzimit do të zgjasë tre ditë me një koncert në Kështjellën Windsor. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025