Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden: Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

NULL NULL
16.02.2024 19:10
Joe Biden, president i ShBA-së
Joe Biden, president i ShBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është duke folur në konferencë nga Shtëpia e Bardhë për vdekjen e liderit opozitar rus, Alexei Navalny.

“Nuk jam i befasuar por jam i indinjuar me këtë lajm”, ka thënë Biden, transmeton KlanKosova.tv.

Biden thotë se ai i rezistoi me guxim dhunës së regjimit të Putinit, për të cilin u burgos, u helmua – dhe asgjë nga këto nuk e ndaloi.

Ai lavdëron guximin e Navalny, duke thënë se mund të largohej e të jetonte në ekzil pas helmimit më 2020, por që nuk e bëri atë.

Për Biden, Navalny ka pasur shumë gjëra të cilat presidentit rus i mungojnë, si guximi, përkushtimi dhe besimi që Rusia është vend për të gjithë dhe që Rusia është vend “për të cilin ia vlen të luftohet”.

“Mos bëni asnjë gabim. Putin është përgjegjësi për vdekjen e Navalny”.

lajme të ngjashme