Biden: Nëse Putini ia del në Ukrainë, e gjithë Evropa do të kërcënohet – por s’do ta lejojmë këtë NULL NULL 08.06.2024 18:02 08.06.2024 18:02 Presidenti Joe Biden dhe Presidenti francez Emmanuel Macron marrin pjesë në një ceremoni në varrin e Ushtarit të Panjohur nën Harkun e Triumfit, të shtunën, 8 qershor 2024 në Paris | Foto: AP Presidenti Joe Biden ka mbërritur në Paris ku u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Në konferencën e tyre të përbashkët, dyshja prekën shumë tema, ndërsa nuk u la pa u përmendur edhe nisja e pushtimit rus të Ukrainës, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Bideni tha se nëse lejohet që presidenti rus, Vlladimir Putin të fitojë në Ukrainë, e gjithë Evropa do të jetë e kërcënuar. Megjithatë, ai tha se “nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”. “E dimë se çfarë ndodhë nëse (presidenti rus Vlladimir) Putini ia del të nënshtrojë Ukrainën. … Dhe e dimë se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë – nuk është vetëm Ukraina, është shumë më shumë se Ukraina. E gjithë Evropa do të kërcënohet. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Biden, duke ritheksuar, “Nuk do t’ia kthejmë shpinën”. /Klankosova.tv