Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden: Kemi evakuar më shumë se 18 mijë njerëz nga Afganistani

NULL NULL
20.08.2021 20:50
U.S. President Joe Biden meets with Cuban American leaders in the State Dining Room at the White House in Washington, U.S., July 30, 2021. REUTERS/Evelyn Hockstein

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se që nga muaji korrik kanë evakuar më shumë se 18 mijë njerëz nga Afganistani, kontrollin e së cilit e morën talibanët.

Gjithashtu, Biden përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se vetëm nga 14 gushti janë evakuar afërsisht 13 mijë njerëz

“Mijëra të tjerë janë evakuuar në fluturimet private të lehtësuara nga qeveria amerikane”, shkroi Biden në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se talibanët e morën nën kontroll kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, gjë e cila detyroi shumë njerëz të largohen nga atje, teksa Kosova është në pritje që të strehojë mijëra afganë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.