Biden falenderon Poloninë për përkrahjen e ‘palëkundur’ në Ukrainë NULL NULL 21.02.2023 15:36 21.02.2023 15:36 Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai polak, Andrzej Duda po marrin pjesë në takim bilateral për të diskutuar përpjekjet e përbashkëtë në mbështetje të Ukrainës dhe forcuar deterrencën e NATO-s në Pallatin Presidencial në Varshavë. Biden falenderoi presidentin Duda për përkushtimin e vendit të tij ndaj përkrahjes së popullit të Ukrainës, duke e quajtur marrëdhënien midis dy vendeve shumë kritike, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv. Presidenti amerikan tha se beson se Ukraina ndodhet ‘në pozitë më të mirë sesa që kemi qenë ne” dhe ftoi vendet e NATO-s të “të jenë të fokusuar”. “E kam bërë të qartë se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara është i vërtetë dhe një vit më vonë do të pohoj se NATO është më e fuqishme se që ka qenë”, tha Biden. “Mund të them me mburrje se përkrahja jonë për Ukrainën mbetet e palëkundur”. Ai gjithashtu quajti përkrahjen e Polonisë për Ukrainës “të jashtëzakonshme” dhe e falenderoi për mirëseardhjen e mbi një milion ukrainasve. “Lidhja midis njerëzve polakë dhe amerikanë është jashtëzakonisht e fuqishme dhe e thellë. Me shumë sfida duhet të ballafaqohemi, por jam i bindur se do ta bëjmë së bashku”, tha Biden. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.