Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biden: Armët janë vrasësit kryesorë të fëmijëve në Amerikë, numrat po rriten

NULL NULL
17.04.2023 07:57
Joe Biden ne Belfast

Nga Shtëpia e Bardhë kanë deklaruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është njoftuar për rastin ku në një ditëlindje të një 16-vjeçari në Alabama janë vrarë katër persona.

Biden është duke e monitoruar situatën dhe është në kontakt me zyrtarët lokal. Ai tha se ngjarjet që janë duke ndodhur me armë ndaj fëmijëve amerikanë janë të papranueshme.

“Në çfarë ka ardhur kombi ynë kur fëmijët nuk mund të marrin pjesë në një festë ditëlindjeje pa frikë? Kur prindërit duhet të shqetësohen sa herë që fëmijët e tyre dalin nga dera për në shkollë, në kinema apo në park?”, tha Biden në një deklaratë të dielën.

“Armët janë vrasësit kryesorë të fëmijëve në Amerikë, dhe numrat po rriten – nuk janë në rënie. Kjo është e egër dhe e papranueshme”, ka thënë Biden.

Biden i bëri thirrje Kongresit të “kërkojë ruajtjen e sigurt të armëve të zjarrit, të kontrollojë lista të historisë për të gjitha shitjet e armëve, të eliminojë imunitetin e prodhuesve të armëve nga përgjegjësia dhe të ndalojë armët e sulmit”, shkruan Politico, transmeton Klankosova.tv.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në festën e ditëlindjes së një adoleshenti vonë të shtunën në mbrëmje në qytetin Dadeville, në qarkun Tallapoosa. Guvernatori i Alabamës, Kay Ivey, tha në një deklaratë: “Këtë mëngjes, jam i pikëlluar me njerëzit e Dadeville dhe me qytetarët e mi”.

“Krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë dhe ne jemi të njoftuar nga afër nga forcat e rendit ndërsa dalin detajet”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.