Biblioteka personale e Derridas, 13,800 tituj NULL NULL 01/06/2015 01/06/2015 Jascues Derrida, filozofi i madh dekonstruktivist, konsiderohet si njëri nga mendimtarët, shkrimtarët , kritikët e artit, filozofisë dhe linguistikës më ndikues të kohës së tij. Ai njihet për teorinë “Dekonstruktiviste”. Biblioteka personale e Derridas, numëronte përafërsisht 13 mijë e 800 libra dhe të tjera materiale. Kjo bibliotekë përfaqëson një jetë të tërë e të begatshme leximi. Për Derridan, akti i leximit nuk ishte proces pasiv: ai zhytej, madje kacafytej, me atë që lexonte, duke mbuluar faqet me shënime, citime dhe referenca të shumta. Ai shkarraviste librat e tij. Në njërën nga intervistat e fundit, thoshte se librat e tij bartin “gjurmë të dhunës nga goditjet e lapsave, pikëçuditëset, shigjetat dhe nënvizimet”. Në dokumentarin që BBC i ka kushtuar jetës dhe veprës së Derridas, pyetjes së intervistueses: “A i keni lexuar të gjithë këta libra?”, ai me modesti dhe nuanca humori i përgjigjet: “Jo, vetëm 3 a 4 prej tyre. Por i kam lexuar shumë mirë”. Gayatri Chakravorty Spivak, profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë në SHBA dhe njëkohësisht përkthyese e librave të Derridas nga frëngjishtja në anglishte, konsideron se “ky koleksion është një thesar i paçmueshëm; materialet e filozofit më të rëndësishëm të kohës sonë”,transmeton Klan Kosova.
Kosova Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) 19 minuta më parë