Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Biblioteka Kombëtare i dorëzon Muzeut të Krushës librat me rrëfimet autentike të të mbijetuarve

NULL NULL
13.06.2025 13:45

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do t’i dorëzojë Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe librat që dokumentojnë rrëfimet autentike të të mbijetuarve të kësaj tragjedie.

Këto botime përmbajnë dëshmi të gjalla dhe rrëfime personale nga të mbijetuarit e masakrës së vitit 1999, një nga krimet më të rënda të kryera ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Kompleti prej dhjetë vëllimesh “Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe” do t’u dorëzohet familjarëve të të mbijetuarve dhe dëshmitarëve.

Ky projekt, përfshin mbledhjen, dokumentimin dhe publikimin e mbi 200 intervistave të dëshmitarëve të masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të librave do të mbahet sot në Muzeun e Krushës së Madhe, me fillim në ora 18:00, dhe organizohet nga Komuna e Rahovecit, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.