Beyonce do të publikojë albumin e shumëpritur muajin e ardhshëm NULL NULL 16.06.2022 19:53 16.06.2022 19:53 Pop-diva Beyonce më në fund ka njoftuar se albumi i saj i shumëpritur solo, do të publikohet muajin e ardhshëm, më 29 korrik. Fillimisht njoftimi u bë nga llogaritë e këngëtares amerikane në rrjetet sociale, ku thuhej “act i… RENAISSANCE”, që sugjeron se emri i albumit do të jetë Renaissance. Platformat e transmetimit duke përfshirë Spotify, Apple Music dhe Tidal postuan gjithashtu fotografi me të njëjtin formulim dhe u ofruan fansave mundësinë për ta ruajtur paraprakisht publikimin. Lista e Apple Music sugjeron se albumi do të ketë 16 këngë, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv. Siç duket, Renaissance është një album solo tradicional i Beyonces, i cili do të jetë i shtati i saj solo në karrierë, pas albumit të saj të shumë popullarizuar, Lemonade, i publikuar në vitin 2016.