Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Betohet Haki Rugova

NULL NULL
05.01.2018 12:24

Kryetari i porsazgjedhur, Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj, sot solemnisht janë betuar.

Pas dhënies së betimit, Rugova iu është drejtuar me një fjalë rasti anëtarëve të Kuvendit dhe të pranishmëve në sallë.

Ai premtoi se do të angazhohet që të realizojë të gjitha premtimet që ju ka dhënë qytetarëve dhe tha se do të punojnë  bashkë  me qytetarët që  Istogu  të jetë model i qeverisjes së mirë, njofton Klan Kosova.

Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve  të zgjedhur të kuvendit të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, OSBE, KFOR dhe një numër i madh i qytetarëve.

lajme të ngjashme