Betohen gjyqtarët para presidentes NULL NULL 19/05/2015 19/05/2015 41 gjyqtarë të rinj të Kosovës janë betuar sot para presidentes , Atifete Jahjaga. Gjatë kësaj ceremonie, e para e shtetit tha se duhet të ndërrohet mendësia e vjetër e funksionimit të drejtësisë. “Duhet t`i hapni perspektivë qytetarëve tanë për t`i bindur se vendi ynë do të udhëhiqet nga dora e ligjit” theksoi Jahjaga. Ndërkaq,Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci iu ka thënë gjyqtarëve të rinjë se betimi para presidentes arrin kulminacionin e karrierës së tyre, transmeton Klan Kosova. Peci poashtu ka folur edhe për sfidat në të cilat po kalon gjyqësori e që siç tha ai në mesin e tyre janë edhe lëndët e shumta si dhe dekretimi i 41 gjyqatrëve do të jetë ndihmesë e madhe/ Klan Kosova.
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 38 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 39 minuta më parë
Kosova Ymeri (SBASHK): Nëse s’përmbushen kërkesat, dëmtohet fillimi i vitit shkollor (VIDEO) 39 minuta më parë