Beteja e hapur me Prokurorinë, diskutohet çka e pret Kurtin (VIDEO) NULL NULL 30.12.2024 14:51 30.12.2024 14:51 Jeton Halimi, njohës i çështjes, ka deklaruar se çdo person, pa marrë parasysh pozitën, është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë. Ai theksoi se kryeministri Kurti duhet të bashkëpunojë dhe të përgjigjet në ftesën e dytë të prokurorisë, duke shtuar se ofendimet ndaj këtij institucioni janë një praktikë e papranueshme për një lider shtetëror. “Priten arrestime të tjera nga Prokuroria Speciale, sidomos në qeverinë Kurti, pasi ka keqpërdorime,” paralajmëroi Halimi, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Ndërsa avokati Armend Shkoza përmendi atë që ka thënë Kurti për Prokurorinë Speciale, duke theksuar shqetësimet për ndjekje selektive, njofton Klankosova.tv. “Më vjen keq që një prokurori e tillë përfaqëson shtetin në procedurë penale. Arsyetimet e kryeministrit kishin të bënin me standardin e dyfishtë të prokurorisë, ku ai përmendi një numër kallëzimesh penale të dorëzuara nga ministri të ndryshme. Normalisht, edhe kjo do të përbënte shqetësim nëse do të tentohej që prokuroria të kryejë ndjekje selective”, tha Shkoza. Njëherësh, Zejnullah Jakupi, citoi kritikat e Kurtit ndaj Prokurorisë Speciale, thënë se janë keqinterpretuar deklaratat e tij për fjalët “kërmij dhe “lepuj”. “Kurti ka thënë se prokuroria, me rastet e qeverive të kaluara, “lëvizte si kërmij,” ndërsa tani “po lëviz si lepuj,” duke e përshkruar kështu procesin dhe ndryshimin në ritmin e veprimeve të saj”, tha Jakupi. Për më shumë mbi diskutimin, ndiqni emisionin Kosova Today në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.