Besnik Tahiri: Buxheti nuk është ideal, por është emergjent NULL NULL 10.07.2020 19:25 10.07.2020 19:25 Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në seancën për rishikim të buxhetit ka thënë se buxheti është emergjent dhe duhet të kalohet. “Është shumë e vërtetë që buxheti nuk është ideal, mirëpo është buxhet emergjent, i cili vjen pa një procedurë por për me iu përgjigje një situate në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë”. Tahiri ka adresuar edhe ankesat për emërimet e këshilltarëve dhe zëvendësministrave. “Ju siguroj që asnjë këshilltar politik nuk dallon nga rregullorja e punës e kryeministrit Kurti. Ligji për Qeverinë është tash e një javë në platformën për diskutim publik, ku do të zvogëlohet stafi”. “Ky buxhet duhet të kalojë për të marrë hapat urgjentë, e pastaj vjen rishikimi i dytë ku duhet të ulemi së bashku dhe të adresojmë investimet kapitale që janë shumë të nevojshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025