Besmir Shishko fiton Zambakun e Prizrenit NULL NULL 25.07.2021 03:46 25.07.2021 03:46 Sonte në Prizren është mbajtur festivali “Zambaku i Prizrenit”, njëri nga festivalet më të vjetra të këngës qytetare. Vendi i tretë është ndarë ndërmjet Besmir Shishkos me këngën “Më nuk je” dhe Tolga Kazas me këngën “Saril bana”. Vend i dytë i ka takuar Donika Rushitit me këngën “Vendi nën diell”. Ndërkaq vendin e parë e ka zënë Rovena Dilo me këngën “Medusa”. Zambaku këtë herë shkoi për Besmir Shishkon për këngën e tij “Më nuk je”.